Pasqyra e Pozitës Financiare

Pasqyra e pozitës financiare përfshinë pasurinë, detyrimet dhe ekuitetin e organizatës në datën e fundit të periudhës raportuese

Pasuritë

Pasuritë afatgjata

Pasuritë afatgjata përfshijnë pasuritë të cilat organizata do i shfrytëzoj për një periudhë më të gjatë se një vitë

Toka, objektet dhe pajisjet

Në këtë kategori prezentohet vlera neto e tokës, objekteve, veturave dhe pajisjeve të cilat Organizata i ka në posedim

Pasuritë e paprekshme

Në këtë kategori duhet të perfshihen vlerat neto të pasurive të paprekshme të Organizatës si: licencat, patentat etj.

Pasuritë tjera afatgjata

Në këtë kategori duhet të përfshihen të gjitha pasuritë tjera afatgjata të cilat nuk janë të përfshira në dy kategoritë e mësipërme.

Pasuritë afatshkurtra

Pasuritë të cilat i shfrytëzon organizata brenda një përiudhe 12 mujore dhe të cilat brenda kësaj periudhe ndërrojnë formë.

Llogaritë e arkëtueshme

Llogaritë e arkëtueshme paraqesin kërkesat e Organizatës ndaj palëve të treta të cilat priten të arkëtohen brenda vitit.

Parapagimet

Parapagimet paraqesin pagesat e bëra në avancë për shpenzime apo blerje, njohja e këtyre shpenzimeve apo blerjeve do ndodhë në periudhën tjetër

Paraja dhe ekuivalentët e parasë

Paraja dhe ekuivalentet e parasë paraqesin paranë ne arke, parane ne banke dhe depozitat me afat maturimi me te vogel se tre muaj.

Pasuritë tjera afatshkurtra

Në këtë kategori duhet të përfshihen të gjitha pasuritë tjera afatshkurtra të cilat nuk janë të përfshira në dy kategoritë e mesipërme.

Ekuiteti

Fondet e akumuluara

Fondet e akumuluara paraqesin tepricat e akumuluara të të hyrave mbi shpeznimevet nepër vite.

Suficiti / (deficiti) i vitit

Paraqet suficitin / deficitin e të hyrave mbi shpeznimet për periudhën raportuese, rezultati vjen nga Pasqyra e të hyrave dhe shpenzimeve.

Detyrimet afatgjata

Huatë e pagueshme

Huatë e pagueshme paraqesin obligimet afatgjata të Organizatës ndaj palëve të treta si bankave, kompanive apo personave fizik të cilat kan afat të maturimit më të gjatë se një vitë

Te hyrat e shtyera

Te hyrat e shtyera paraqesin vlerën ekuivalente të objekteve, veturave dhe pajisjeve të cilat do njihen si të hyra në proporcion të njejt me shpenzimet e zhvlerësimit

Detyrimet afatshkurtra

Llogaritë e pagueshme dhe të tjera

Llogaritë e pagueshme paraqesin detyrimet e Organizatës ndaj furnitorëve për blerjet e bëra të cilat priten të paguhen brenda 12 muajve.

Huatë e pagueshme

Huatë e pagueshme paraqesin obligimet afatgjata te Organizates ndaj palëve te treta si bankave, kompanive apo personave fizik te cilat kan afat te maturimit me te shkurt se 12 muaj (pritet të paguhen brenda 12 muajve)

Detyrimet tjera afatshkurtra

Ne këtë kategori duhet të përfshihen të gjitha detyrimet tjera afatshkurtra të cilat nuk janë të përfshira në dy kategoritë e mësipërme (të detajuara në shënimin 9).

Gjithsej ekuiteti dhe detyrimet (E+D)

Total ekuitetit + detyrimet duhet gjithmonë të jenë të barabarta me total pasuritë e Organizatës