Çdo Subjekt Politik i certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, dorëzon Raportin e Deklarimit Financiar të Fushatës së Subjektit, duke i përfshirë të gjitha shpenzimet dhe pjesët përbërëse të tij. Ky raport duhet të përmbajë të ardhurat e subjektit politik për periudhën raportuese, përfshirë datën e të gjitha kontributeve, të gjitha shpenzimet, përfshirë shpenzimet e fushatës, flet bilancin që paraqet pasurit detyrimet dhe barazimin e subjektit prej ditës se pare deri te dita e fundit e periudhës se raportimit. Për më shumë informata, shikoni Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme Nr.03/L-073 Rregullën Zgjedhore 12/2013 Kufizimi i Shpenzimeve të Fushatës dhe Deklarimi Financiar si dhe Ligjet për Financimin e Subjekteve Politike Nr. 03/L-174, Nr. 04/L-058, dhe Nr. 04/L-212.

Lexo më shumë

Raporti financiar vjetor i subjektit politik duhet të përmbajë bilancin e gjendjes që tregon pasurinë, detyrimet dhe kapitalin e partisë, duke përfshirë të gjitha degët e saj në periudhën e përfshirë në raport. Në këtë raport duhet të përfshihen detajet e të gjitha transaksioneve brenda periudhës së raportuar. Për më shumë informata, shikoni Ligjet për Financimin e Subjekteve Politike Nr. 03/L-174, Nr. 04/L-058, dhe Nr. 04/L-212.

Lexo më shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka themeluar Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim (“Zyra”). Zyra është përgjegjëse për mirëmbajtjen e regjistrit të partive politike, certifikimin e të gjitha subjekteve politike që do të përfshihen në fletëvotim dhe kufizimin e shpenzimeve të fushatave dhe dispozitave për deklarim financiar. Zyra udhëhiqet nga Drejtori Ekzekutiv i cili i raporton drejtpërdrejt KQZ-së.

Lexo më shumë
Kërkimi i deklarimeve
Partia Pasqyra e Pozitës Financiare Kategoria Shuma(€) Viti
Pasqyra e pozitës financiare
Pasqyra e të hyrave dhe shpenzimeve
Të hyrat dhe shpenzimet për të gjitha vitet
Shpenzimet e secilës parti
Të hyrat dhe donacionet